Humanizmi i VetHospital në Tiranë: Ndihma drejt Turqisë për kafshët që i mbijetuan tërmetit

0
Gjigandi

Tërmeti i 6 shkurtit që la pas mijëra viktima në Turqi dhe Siri ka prekur padyshim çdo person anë e mbanë globit.

Shumë njerëz, organizata, institucione janë angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve dhe familjarëve të tyre duke mbledhur fonde apo sende materiale që iu nevoijten.

Një ndihmë e veçantë vjen padyshim nga Vet Hospital Tirana, i cili është përkushtuar të ndihmojë kafshët e mbijetuara nga ajo tragjedi.

VetHospital është një spital veterinar që përveç veterinarisë shërben dhe si hotel për kafshët. Standardi në akomodim por, sidomos mjekësia e përparuar për kafshët e ka bërë VetHospital të jetë lider i padiskutueshëm në këtë shërbim.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Vet Hospital Tirana iu bën apel të gjithë njerëzve që duan t’iu vijnë në ndihmë kafshëve për të mbledhur ushqime për to.

RonaTyra
“Përveç jetëve njerëzore, shumë qen dhe mace janë shpëtuar pas tërmetit në Turqi. Për tu ardhur në ndihmë, Vet Hospital është duke mbledhur ushqim për qen dhe mace.
Suporti juaj është e mirëpritur. Ne 14 shkurt, në Vet Hospital do mbledhim ndihma për ti dërguar në Turqi. Faleminderit!”, shkruan Vet Hospital Tirana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu