Ka nisur edicioni i gjashtë Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “Edhe n’shtet, edhe n’familje”.
Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier ka thënë se pavarësisht progresit të arritur, ka ende shumë punë për të bërë për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI+.
“Ne jemi mbledhur këtu që të shënojmë dhe kremtojmë fuqizimin e diversitetit në Kosovë, si dhe të njihet kontributi i personave nga komuniteti LGBTQI+ këtu në Kosovë si dhe në gjithë botën, dhe derisa ne shënojmë progresin e arritur në SHBA, Kosovë dhe vendet e tjera në botë, ne po ashtu mbetemi në dijeni se mbetet edhe shumë për të bërë për të avancuar dhe fuqizuar të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTQI+”
, ka thënë ai.
Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa dallime.