Rreth 300 protestues u arrestuan sot teksa policia në Hong Kong përdori gaz lotsjellës, spraj djegës dhe pompa uji ndaj mijëra protestuesve që kundërshtonin ligjin e ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini.
Mes pamjeve të dhunës ishte kapur dhe një rast ku një protestues qëllon nga prapa me kaçavidë në krah një oficer policie duke e plagosur.
Ligji i ri i sigurisë i jep më shumë forcë autoriteteve për vendosjen e kontrollit në territorin gjysmë-autonom.
Mijëra njerëz kishin dalë sot për të kundërshtuar ndalimit të protestave, të cilat tashme marrin etiketime të reja si “subversion” apo “përçarje”.
Sipas teksteve shkeljet përfshijnë dhe aktivitetet pro-pavarësi në Hong Kong siç janë brohoritja e sloganeve e ngritja e flamurëve.
Pekini prezantoi mbrëmë vonë detajet e ligjit të shumëpërfolur.
Burimi: top-channel.tv