Homazhe për Bujar Nishani, Berisha: Kishim një miqësi të përsosur, i dha vendit një dinjitet të rrallë

0
Gjigandi

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani.

Berisha tha se Nishani ka qenë një ndër bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, si dhe për të do të jetë gjithmonë shpirtërisht i gjallë.

“Bujar Nishani ka qenë një ndër bashkëpuntorët e mi më të ngushtë, kishim një miqësi të përsosur. Miqësia jonë erdhi gjithmonë duke u forcuar, kujtimet i kam të shumta. Ai sot nuk është fizikisht, por shpirtërisht është i gjallë. Ata që patën fat ta njihnin si mik, bashkëpuntor, familjar e kuptojnë më mirë dhimbjen. Shpreh ngushëllime për ish-kreun e Shtetit i cili i dha vendit një dinjitet të rallë”, tha Berisha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu