A e mbani mend Fjorela Peton? Konkurrentja e “Për’puthen”, rrugëtimi i të cilës ishte shumë i shkurtër. Ajo e mori vetë vendimin për t’u larguar nga emisioni dhe tregoi se kishte gjetur dashurinë jashtë “Për’puthen” e se dëshironte t’i qëndronte besnike.
Por vetëm pak pas largimit, një nga mediat në vend dha lajmin se ish-konkurrentja ishte shtatzën dhe sipas llogarive Fjorela duhet ta kishte sot fëmjën 8 muajsh.
Fjorela ndryshe nga konkurrentet e tjera të “Përputhen”, që pas largimit ka qëndruar larg vëmendjes së publikut dhe madje nuk ka bere asnjë reagim. Por vetëm sot ajo ka publikuar një InstaStory ku shkruan:
“Dukem shtatzënë, por nuk ka asgjë brenda. Historia e jetës sime”, thotë Fjorela duke mohuar lajmet se do të bëhet nënë për herë të parë.