Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku po njoftohen të dhënat e fundit mbi pandeminë e COVID-19 në vend. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri me dije se do të hiqet ora policore.
“Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike edhe se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ata që do të hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë, mbetet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Në aeroporte do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë. Vijon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbetet në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimin. Të fillojnë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars”,
tha ajo.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini bëri me dije se javët e fundit kanë shënuar incidencën më të ulët.
“
Java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët, krahasuar me javë e pikut në Janar. Referuar të dhënave statistikore të 2021, kemi indikatorët matës shumë më të ulët krahasuar me të njëjtat periudha. Sa i përket incidencës dy javore, e kemi në nivelin e 97.6%. Indikatorëve matës i bashkohet edhe grupmosha që ka tendencë në rënie në të gjitha moshat, por ka një tendencë të luhatur tek të miturit”,
tha ajo.
Ndalur te vaksinimet, eksperti i Instituti të Shëndetit Publik, Alban Ylli tha se pavarësisht se ka rritje të numrit të vaksinimeve, sërish ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.
“
Ngelet e nevojshme të bëjmë më shumë lidhur me vaksinimet. Në popullatën target mbi 56-vjeç janë vaksinuar 61%. 57% me të dyja dozat. Duke u bazuar në të dhëna, kemi diskutuar sot edhe lidhur me masat
“, u shpreh ai.
Drejtoresha e Infektivit Najada Çomo, tha se numri i pacientëve të shtruar është ulur muajit e fundit, por megjithatë çdo ditë në vendin tonë humbin jetën njerëz të infektuar me virusin. Ajo ritheksoi faktin se “arma’ jonë është vaksina dhe se numri i viktimave do të ishte shumë më i ulët nëse të gjithë do të zgjidhnin të vaksinoheshin.
“Vlen të theksojmë se pacientët e shtruar në spital janë të pavaksinuar, pavarësisht se kemi ulje të numrit të të shturave, kemi vdekje çdo ditë. Nëse këta do të ishin vaksinuar, padiskutim që ky numër do të ishte shumë më i ulët. Unë bëj thirrje permanente, që pavarësisht se kemi ulje ‘arma” jonë është vaksina’
, tha ajo.
Infektologu Skënder Brataj tha gjithashtu se numri i pacientëve që i janë drejtuar spitaleve për ndihmë sa i përket COVID-19 është ulur ndjeshëm.
“2022, numri i pacientëve me COVID-19 është ulur, Është proces dinamik që e vlerësojmë çdo ditë.”,
u shpreh ai.