Harta e re gjyqësore, Bylykbashi te ‘Ligjet’: 80% e gjyqtarëve do largohen nga sistemi i drejtësisë

0
9
Gjigandi

Seputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar në Komisionin e Ligjeve, hartën e re gjyqësore.

Bylykbashi tha se së shpejti rreth 80% e gjyqtarëve do të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Sipas tij harta e re gjyqësore është një dështim, pasi në Tiranë ka më shumë çështje mirëpo nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë.

“Nuk keni gjyqtarë dhe nuk iu del llogaria. Rastet e thjeshta tregojnë se sa punon sistemi i drejtësisë. Drejtësia jepet në çdo cep, ta mbajmë se kemi akoma punë nuk është standart. Nëse në Tiranë ka më shumë çështje, merrni masa që të keni më shumë gjyqtarë. Kjo do dështojë, nuk e keni vetëm ju fajin, themeli është 6 vite para.

Sot keni vetëm 55% të gjyqtarëve, 80% e gjyqtarëve do të ikin nga sistemi deri në fund të procesit të vettingut, këtë do ta vuajnë qytetarët. Ai që ka më pak çështje të ketë më pak gjyqtarë”,  tha Bylykbashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu