Një protestë është paralajmëruar nga avokatët të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore.
Mësohet se sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma.
Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.