Pas publikimit të të dhënave të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, nga ana e faqes së hakërave “Homeland Justice”, duket se këta të fundit nuk janë ndalur me kaq.
Gjatë mbrëmjes së sotme, hakërat iranianë kanë publikuar në grupin e Telegram, video të operacioneve sekrete të agjentëve të SHISH. Në videon e publikuar, agjenti ndodhet në zonën e Abasadës, afër Rrugës së Durrësit.
Kujtojmë që “Homeland Justice, deri më tani ka publikuar emalit e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, apo të dhënat për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama.