“Hajde në shtëpi se Qaniu plagosi dikë”, dëshmon gruaja e autorit: Nuk e di ku e gjeti armën që qëlloi punonjësin e IMT

0
Gjigandi

Në prokurori ka dëshmuar familjarë të 55-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një punonjës të IMT-së. Gruaja e autorit Sose Mucca ka deklaruar se ngjarjen e kishte mësuar nga të tjerë sepse nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi. Sakaq ajo pohon se nuk ka qenë në djeni se bashkëshorti mbante armë në banesë.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat. Nuk e dija që burri kishte arme. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu.”, është shprehur e shoqja e Qani Muçës.

Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave ndërsa ndaj tij rëndojnë dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu