Habit këngëtarja serbe: Shaqiri dëgjon këngët e mia para ndeshjes

0
Gjigandi

Ndeshja e disa ditëve më parë Zvicër-Serbi shkaktoi bujë të madhe kudo. Jehona e ngjarjeve që e pasuan vazhdon edhe sot. Së fundmi, këngëtarja serbe Maja Nikoliç, ka habitur me deklaratën e saj. E ftuar në një emision sportiv në Serbi, ajo ka komentuar kampionatin botëror të Katarit.

E teksa fliste për ndeshjen Serbi-Zvicër sipas gazetës serbe “Alo” ajo përmendi një bisedë që sipas saj kishte bërë me Xherdan Shaqirin para ndeshjes, duke habitur edhe të pranishmit e tjerë në studio.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën “Të gjithë më mashtruan” – tha Nikoliç e cila shtoi: U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku më gjete, turp të kesh atdhetar, si më pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa Shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin” – përfundoi Nikoliç.

Kujtojmë që Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës.

Të gjithë shqiptarët shpërthyen fishekzjarret duke mbështetur dhe duke u ndjerë krenarë për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Union Contact

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu