Habit banorja e BBVK: Ish-partneri më ka shënuar në letër emrat e 87 ish-të dashurave

0
Gjigandi

Xhuli Nura përveç dinamikave të shumta në të cilat përfshihet shpesh ka bërë edhe deklarata të habitshme rreth jetës së saj personale. Së fundmi, banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka folur rreth një ish-të dashuri me të cilin kishte lidhje më shumë se dy vjetësh.

Teksa tregonte për marrëdhënien e tyre, ajo zbuloi se nga xhelozia e madhe ai i kishte shkruar emrat e ish-të dashurave të tij në mënyrë që të ishte transparent me të.

Madje Xhuli tha se ai i ka shkruar emrat 87 të dashurave që kishte patur para saj.

“Ish i dashuri im në Londër që e kisha, për të ishte katastrofë dhe nuk mund ta paramendonte që ti mund ta kesh një Instagram me shumë ndjekës. I kam thënë se edhe ai kishte historitë e tij. Aq ishte xhelozia e madhe sa që mi ka shkruar në letër të gjithë emrat e ish të dashurave të tij, si i kishte mbajtur në mend 87 apo se di sa”, ka thënë Xhuli ndër tjera.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së famshme Xhuli krijoi një raport dashurie me një tjetër banor, Atdhe Xharavina e cila nuk zgjati shumë dhe pas kësaj ai u eliminua nga Big Brother Vip Kosova.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu