Në nivel zyrtar, Pep Guardiola nuk ka llogari zyrtare në rrjetet sociale, por trajneri i Manchester City ka ende një metodë alternative për të mbajtur nën kontroll opinionet, disponimet dhe kritikat e skuadrës së tij.
Këtë e raporton “The Athletic”, që tregon sesi trajnerit të “qytetarëve” i pëlqen të jetë i përditësuar për ato që thuhen ose shkruhet në ueb, aq sa ka profile të rreme dhe sekrete me të cilat “patrullon” në internet pa u vënë re.
Dhe pikërisht nga kjo analizë e kujdesshme e komenteve, po ashtu dhe mbi të gjitha të mediave britanike, do të kishte lindur edhe shpërthimi i konferencës së fundit për shtyp, në të cilën ai argumentoi se opinioni publik favorizon Liverpool-in dhe Manchester United para City:
“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool-in, duke filluar nga mediat. Sigurisht, sepse ‘Reds’ kanë një histori të pabesueshme në kompeticionet evropiane. Jo në Premier League, sepse kanë fituar një titull në 30 vite, por kjo nuk përbën aspak problem”.