Guardiola e dëshiron Douglas Costan te Man City

0
Gjigandi

Pep Guardiola do të synojë të rrëmbejë një yll nga Juventusi.

Trajneri katalan, Pep Guardiola, është i interesuar të ketë në skuadrën e tij anëtarin e Juventus, Douglas Costa.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, anësori i Juventus po përcillet nga Guardiola dhe City.

Oferta që po përgatitet për të thuhet të përfshijë 45 milionë funte.

Guardiola ka punuar edhe më parë me anësorin brazilian, gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Bayern Munich.

RonaTyra

29 vjeçari ka kaluar tri sezone në Bayern, mes viteve 2015/2018, me njërën nga ato kampanja që luajti nën urdhrat e Guardiolas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu