Greqia rikthen në tryezë çështjen e Detit/ Edi Rama takohet me kryeministrin grek dhe bien dakord…

0
Greqia rikthen në tryezë çështjen e Detit/ Edi Rama takohet me kryeministrin grek dhe bien dakord…
Gjigandi

Greqia ka rikthyer në tryezën e diskutimeve me Tiranën zyrtare çështjen e kufirit detar me Shqipërinë.

Ka qenë vetë kryeministri i Greqisë i cili ka hapur diskutimin për demarkacionin detar me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit të tyre të Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ditën e sotme.

Sipas burimeve qeveritare, në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, teksa kanë diskutuar mbi caktimin e hapësirës detare midis dy vendeve, mësohet se ata kanë përforcuar qëndrimin e të dyja vendeve për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ky përforcim i qëndrimit të dy kryeministrave vjen pas dakordësisë së gjetur midis të dyja palëve vitin e kaluar, shkruajnë mediat greke.

Sipas dy kryeministrave, ky hap do të konsolidojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe do të rrisë sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Gjithashtu, Kryeministri grek ka nënvizuar mbështetjen e vendosur të Greqisë në kursin evropian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu