Baçi hedh dyshime: Drejtuesit e opozitës në Komisionin Hetimor s’janë të sinqertë në punën që po …

0
Baçi hedh dyshime: Drejtuesit e opozitës në Komisionin Hetimor s’janë të sinqertë në punën që po …
Gjigandi

Deputeti i PD Luan Baçi ka ngritur dyshime në lidhje me Komisionin Hetimor për incineratorët, duke thënë se drejtuesit e këtij Komisioni që janë pjesë e opozitës nuk janë të sinqertë në punën që bëjnë.

Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se Lulzim Basha ka dhënë urdhër që ai mos të jetë në këtë Komision pavarësisht se është deputet i Fierit.

Unë jam deputet i qarkut të Fierit, dhe kur është ngritur Komisoni Hetimor gjë që unë nuk e kam besuar,

Luan Baçi: Me përfundimin e afatit të këtij Komisioni Hetimor do të dalin me dy raporte. Me një raport opozita dhe me një raport mazhoranca, ku secili do të mbrojë atë të vetën. Opozita do të nxjerrë ende probleme por jo të mirëfillta. Unë kam kërkuar që të jem pjesë e Komisionit por përgjigja ka qenë do të shohim sot do të shohim nesër. Ka qenë një urdhër i Bashës që unë mos të jem pjesë e Komisionit Hetimor, se kuptoj arsyen përse.

Kam dyshimet e mia që edhe drejtuesit e Komisionit Hetimor parlamentar që i përkasin opozitës nuk janë  të sinqertë në punën që  bëjnë.

RonaTyra

Ai tha se brenda Komisionit po bëhet show mediatik, ndërsa shtoi se në përfundim s’do të ketë asnjë rezultat.

Luan Baçi: Po bëjnë një show mediatik. Të gjithë seancat që zhvillojnë i bëjnë mediat, bëjnë gjasme se përplasen dhe në fund fare rezultati do të shuhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu