Thirrja ndaj turisteve te huaj,nga ishulli i mrekullueshëm i Santorinit për të vizituar Greqinë, nuk duket se është e mjaftueshme për restartimin e turizmit, motori kryesor i ekonomisë vendase.
Pamjet ende të rrugëve bosh në zonat turistike të Athinës si Plaka dhe Monastiraki, ku 80% e bizneseve nuk hapën ose kishin zero xhiro ditore në 10 ditët e para pas pandemisë,janë të pazakonshme dhe duket se tregu pret me padurim fillimin e fluturimeve nga jashtë Greqisë edhe drejt aeroporteve të vogla të vendit që vazhdojnë të jenë të mbyllura.
“Është dita e parë që po vizitojmë edhe Akropolin, aktualisht është bosh përreth, çka është me të vërtetë befasuese dhe pozitive për ne, por jam shumë i sigurt se vendi duhet te ishte i mbushur plot me njerëz.”
Pesimizëm vërehet edhe tek bizneset turistike në zonat veriore të vendit, pasi pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë nga ku vijnë çdo vit me automjetet e tyre mbi 10 mln turistë janë ende të mbyllura.
Qeveria greke dëshiron të përdorë avantazhin e menaxhimit të suksesshëm të pandemisë dhe për këtë arsye i ka dhënë një rëndësi të veçantë reklamimit të vendit si një destinacion i hapur dhe i sigurt në krahasim me konkurrentët e Greqisë në rajonin e Mesdheut si Italia, Spanja dhe Turqia.
Ndërkohë sipas shifrave të Bankës së Greqisë të ardhurat nga turizmi gjatë muajit prill, për shkak të karantinës ishin vetëm 7,3 mln euro, në krahasim me 543 mln të vitit të kaluar,ndersa vleresohet se tashme eshte nje enderr objektivi per 20 mld te ardhura sivjet nga turizmi.
Kryeministri grek Mitsotakis në telesamitin e vendeve të BE në pasditen e së premtes në lidhje me Fondin e Rimëkëmbjes pas krizës se kovidit ka theksuar se Greqia mbështet propozimin e Komisionit Europian për shumat e caktuara të ndihmës financiare që do të marrin vendet anëtare.
Ai ka rikujtuar së Greqia në 2011 përjetoi një recension prej 9.1% dhe se gjendje të tilla janë të dhimbshme dhe cojnë ne revolta sociale dhe rritje te populizmit, ne se nuk perballohen me shpejtesi dhe masat e duhura te mbeshtetjes ekonomike.
Burimi: top-channel.tv