Grabitje me armë në Klos, vidhen 8 mijë euro

0
Gjigandi

Grabitje me maska kanë ndodhur rreth mesnate në Klos. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Dom.

Burime për mediat bëjnë me dije se 5 persona të armatosur me maska pasi kanë hyrë në banesë kanë grabitur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptare. Po ashtu hajdutët kanë vjedhur dhe sende me vlerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu