Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi kanë grabitur një banesë.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy autorët kanë vjedhur me forcë në banesën e një shtetaseje të moshuar, një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar.
Njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për vjedhje në një banesë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës.