Rozeta dhe Havier Dobi janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
49-vjeçarja së bashku me të birin grabitën banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi ku ishte e punësuar si pastruese.
Rozeta Dobi e pranishme ne seancë bashkë me të birin Havierin por, nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase.
Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur kështu për të lehtësuar masat ndaj të birit.
Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta, e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vet.
Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi.