Google në Rusi do të paraqesë falimentimin pas konfiskimit të llogarisë bankare

0
Google në Rusi do të paraqesë falimentimin pas konfiskimit të llogarisë bankare
Gjigandi

Dega ruse e Google ka vendosur të paraqesë falimentimin pasi autoritetet konfiskuan llogarinë e saj bankare, duke e bërë të pamundur pagesën e stafit dhe shitësve.

Megjithatë, shërbimet falas, duke përfshirë kërkimin dhe YouTube, do të vazhdojnë të funksionojnë, shtoi zëdhënësi, raporton theverge.

Njësia e Alphabet Inc ka qenë nën presion në Rusi pasi ka refuzuar të fshijë përmbajtjet që Moska i ka konsideruar të paligjshme dhe për kufizimin e qasjes në disa media ruse në YouTube, por Kremlini deri më tani nuk ka bllokuar qasjen në shërbimet e kompanisë.

“Konfiskimi i llogarisë bankare të Google në Rusi nga autoritetet ruse e kanë bërë të paqëndrueshme funksionimin e zyrës sonë në Rusi, duke përfshirë pagesën e punonjësve me bazë në Rusi, pagesën e furnitorëve dhe shitësve dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare”,

tha një zëdhënës i Google.

RonaTyra

Ndryshe, shumë kompani teknologjike tashmë kanë pezulluar punën e tyre në shtetin rus pas agresionit në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu