Google konfirmon problemin me hartat

0
Gjigandi

Përdoruesit e shërbimeve të Google kanë raportuar nga e hëna e kaluar, se kanë pasur probleme me funksionimin e Google Maps, që nuk ka punuar në shumë lokacione në mbarë botën.

Google zyrtarisht ka konfirmuar që Google Maps tek disa përdorues nuk ka funksionuar, por nga kjo kompani kanë theksuar se gabimi në funksionalizimin e shërbimit është sanuar.

Mbi 12 mijë përdorues kanë raportuar probleme apo kufizime në funksionimin apo qasjen në Google Maps.

E Google menjëherë pati njoftuar se po punojnë në sanimin e problemit, por nuk kanë theksuar se për çfarë problemi saktësisht bëhet fjalë.

Problemet që janë regjistruar në platformën e Google Maps, kanë penguar uebin dhe Javascript API, si dhe bazën e të dhënave për lokacionet dhe elementet e tjera.

Përveç kësaj, përdoruesit nuk kanë arritur t’i lexojnë e përdorin hartat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu