Google dhe Facebook nisin konkurrencën e ashpër me Zoom: Cili do triumfojë?

0
Gjigandi

Pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, kur njerëzit u mbyllën në shtëpi dhe nisën takimet, konferencat dhe mësimin online, Zoom, platforma për video-konferenca dhe të tjera “grumbullime” virtuale, u kthye në një nga emrat më të përmendur. Një gjë e tillë nxiti konkurrencën te Facebook dhe Google të cilët po përpiqen të kenë avantazh ndaj Zoom.

Javën e kaluar, Facebook prezantoi Messenger Rooms, që nuk kërkon një llogari në Facebook dhe lejon 50 persona në takim. Këtë javë, Google njoftoi se Google Meet do të lejojë 100 njerëz. Të dy gjigantët e teknologjisë thanë se pjesëmarrësit mund të qëndronin në video për sa kohë të dëshironin, ndërkohë që për krahasim, Zoom lejon 100 njerëz deri në 40 minuta takim.

Për të matur suksesin, Zoom përqëndrohet te pjesëmarrësit nëpër mbledhje, konferenca, takime dhe mësim online. Javën e kaluar, platforma pati 300 milionë njerëz çdo ditë, nga 200 milionë në muajin mars, shkruan anabel. Google Meet pati 100 milionë pjesëmarrës, ndërsa Facebook nuk ka bërë publike shifra, por u shpreh se platformat e zotëruara nga kompania, WhatsApp dhe Facebook Messenger, kanë numëruar 700 milionë video-telefonata në ditë.

Ka të ngjarë që Facebook të triumfojë. Kompania ka një histori rastesh kur ka marrë gjërat më të suksesshme të konkurrentëve për t’i patur në platformë; kujtojmë se Instagram Stories (që zotërohet nga Facebook) u bazuan te Snapchat. Pas kësaj, popullariteti i Snapchat u dobësua. Megjithatë vështirë të thuhet me siguri se edhe Zoom e pret i njëjti fat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu