Abc24.al zbulon detaje në lidhje me personin që goditi Berishën në nisje të protestës. Ai është Gert Shehu i ditëlindjes 1991.
Sipas informacioneve të verifikuara nga Abc24.al, Gert Shehu punon si shpërrndarës i mallrave të ndryshëm me motorr. Jeton vetëm me nënën e tij.
Ajo që e ben përshtypje është fakti se nusja e dajës së Gert Shehut ka punuar me vite si pastruese e familjes Berisha dhe ky është një fakt i konfirmuar.
Por përse arriti një person me lidhje familjare të aferta me familjen Berisha të godasë doktorin?
Janë dy mundësitë. Ose nusja e dajës së Gert Shehut nuk është paguar për punën e kryer dhe në shenjë revolte ky godet Berishën, ose Gert Shehu është person i besuar për të goditur dhe për tu rrahur faqe botës, ditën e këtij samiti të rëndësishëm për vendin tonë./Abc24.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*