Gjyqtarët i vodhën fitoren ish-kampionit

0
Gjigandi

Presidenti i UFC-, Dana White, doli hapur kundër vendimit të gjyqtarëve për duelin ndërmjet Alexander Volkanovskit dhe Max Holloway.

Dana mendon se fituesi i vërtetë i duelit ishte Max, por vendimi i gabuar i gjyqtarëve bëri që titulli të mos kthehej në shpatullat e tij.

“Nuk mund t’iu lësh këtyre djemve. Kishim disa vendime të dobëta. Jam i sigurt se Holloway është shumë i zhgënjyer. A mendon dikush këtu se fitoi Volkanovski? Ndonjëri prej jush?

“Askush nga media? Nuk e di. Duhet të mendojmë që ta zgjidhim këtë problem. Duket se duhet të trajtojmë dhe të sjellim gjyqtarë më të mirë këtu në ‘Fight Island’”, – tha Dana që doli në krah të ish-kampionit Holloway.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu