Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

0
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët
Gjigandi

Gjykata Kushtetuese do të organizojë sot aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”.

Ky aktivitet, që nga ky vit do të mbahet çdo të premten e parë të muajit prill, organizohet me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut.

Në këtë ditë, qytetarët e vendit, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësues të komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë.

Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë minuta.

RonaTyra

Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë) dhe duhet t’u përmbahen të gjitha masave në fuqi anti-Covid.

Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës.

“Dita e Gjykatës së Hapur” është aktivitet i planifikuar në Planin Strategjik të Gjykatës (2021 – 2025) dhe organizohet në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu