Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron bllokimin e aplikacionit Telegram

0
Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron bllokimin e aplikacionit Telegram
Gjigandi

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar bllokimin e Telegram, një prej aplikacioneve më të njohura të mesazheve në botë.

Gjykata e mori këtë vendim pasi menaxherët e aplikacionit refuzuan të fshinin një mesazh të postuar nga blogeri i njohur Allan dos Santos, një mbështetës i Presidentit Jair Bolsonaro, i cili ishte akuzuar në disa raste për përhapjen e lajmeve të rreme në kanalin e tij Telegram.

Vendimi i Gjykatës së Lartë braziliane vjen pasi Bolsonaro dhe mbështetësit e tij kishin filluar të përdorin aplikacionin e Telegram në zgjedhjet presidenciale të dy tetorit.

Në muajt e fundit, disa rrjete sociale, duke përfshirë Facebook dhe Tëitter, kishin fshirë postimet e publikuara nga Bolsonaro, sepse ato përmbanin lajme të rreme, veçanërisht në lidhje me koronavirusin.

Për këtë arsye, Bolsonaro, kishte vendosur të fokusohej në Telegram, ku përmbajtja e tyre nuk kontrollohet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu