Postimi i Elon Musk për ta blerë Coca Cola-n është i dyti më i pëlqyeri në historinë e Twitter-it

0
Postimi i Elon Musk për ta blerë Coca Cola-n është i dyti më i pëlqyeri në historinë e Twitter-it
Gjigandi

Pasi bordi i Twitter-it ra dakord t’ia shiste kompaninë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, shefi i Tesla-s, bëri shaka për blerjen e Coca Cola-s.

“Më pas do ta blej Coca-Cola-n për ta vendosur përsëri kokainën

“, shkroi Musk në Twitter të enjten.

Ky postim tërhoqi shumë vëmendje nga përdoruesit e rrjetit.

Musk kishte bërë shaka me postimin në Twitter për blerjen e Coca-Cola-s dhe rikthimin e “kokainës” në pije.

RonaTyra

Megjithatë ky postim në Twitter ka thyer një rekord të ri me mbi 4.7 milionë pëlqime.

Sipas raportimeve, postimi i Musk për Coca-Cola-n është tani postimi i dytë më i pëlqyer në historinë e Twitter.

Tweet-i i Musk ka tejkaluar postimin e ish-presidentit amerikan Barack Obama që ishte në pozitën e dytë me më shumë se 4.1 milionë pëlqime.

“No one is born hating another person because of the color of his skin or his background or his religion.” pic.twitter.com/InZ58zkoAm

– Barack Obama (@BarackObama) August 13, 2017

Ndërkohë, tweet-i më i pëlqyer ndonjëherë është njoftimi për ndarjen nga jeta të aktorit amerikan Chadwick Boseman më 29 gusht 2020. Ai vdiq për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Postimi ka më shumë se 7.1 milionë pëlqime.

pic.twitter.com/aZ2JzDf5ai

– Chadwick Boseman (@chadwickboseman) August 29, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu