Gjykata dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e Drita Saliajt

0
Gjykata dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e Drita Saliajt
Gjigandi

Gjykata ka dënuar me burg përjetë Ervis Zotajn, autorin e vrasjes së Drita Saliajt në Mallakastër. Tripa gjykuese ka dënuar po ahstu me nga 17 dhe 14 vite burgim dy personat e përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 janar të vitit 2020.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë e Mallakastrës, ku djali i kunatit vetëm 16 vjeç bashkë me dy të tjerë vranë Drita Saliajn në fshatin Gjerbës të Mallakastrës  tronditi opinionin publik. Sipas hetimeve, Ervis Zotaj 26 vjeç, Luis Saliaj 16 vjeç dhe Sindi Shehaj 16 vjeç kanë kryer krimin, pasi kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt për të blerë hashash.

Në dëshmitë e mbledhura nga prokuroria, thuhet se pasi janë prishur për pazaret e drogës, 26 vjeçari Zotaj ka përdhuar 51 vjecaren, e më pas të tre bashkë e kanë mbytur me shall dhe e kanë transportuar me makinë në rezervuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu