Shuhen të gjitha dyshimet për sa i përket “timonierit” të Shkëndijës së Tetovës.
Ernest Gjoka, do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës shqiptarë që militon në elitën e futbollit maqedonas.
Tekniku kryeqytetas ka rinovuar kontratën me skuadrën kuqezi, teksa lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga bashkëshortja e trajnerit, znj, Edit Lako.
Kujtojmë që kohët e fundit në mediat maqedonase ka qarkulluar emri i Ilir Dajës, si një alternativë e mundshme për të marrë drejtimin e Shkëndijës, por në fund drejtuesit kuqezinj, i kanë besuar 50-vjeçarit.