Gjobitet me 1 mln lekë kryebashkiakja e Durrësit, zbulohet arsyeja

0
Gjobitet me 1 mln lekë kryebashkiakja e Durrësit, zbulohet arsyeja
Gjigandi

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako është gjobitur ditën e sotme me 100 mijë lekë, për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

KQZ ka gjobitur sot Sakon pas denoncimit të bërë nga ‘Qëndresa qytetare’, pasi ajo ka përdorur ambientet e një shkolle publike, shkolla ‘Armath’ në Durrës,  për të bërë organizime elektorale. Po ashtu KQZ ka gjobitur dhe drejtori e kësaj shkolle, Vlash Doda me 50 mijë lekë.

Njoftimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:

Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu