Gjobitet Ervin Salianji për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja sa është gjoba

0
Gjobitet Ervin Salianji për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja sa është gjoba
Gjigandi

Deputeti demokrat Ervion Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit.

Gjykata bazuar në nenet 59-60, 384 dhe 388 të Kodit të Procedurës Penale si dhe në nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal

VENDOSI:

– Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ervin Salianji për veprën penale “shpifje” në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale

– Deklarimin fajtor të të akuzuarit Ervin Salianji  për veprën penale “fyerje” në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari  dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë.

RonaTyra

– Në zbatim të nenit 34 të Kodit Penal gjoba do të paguhet brenda një viti nga i akuzuari Ervin Salianji nga marrja formë e prerë e këtij vendimi

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të akuzuarit Ervin Salianji

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve

Evi Kokalari ka paditur në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji, për shpifje dhe fyerje më 22 nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu