Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë, e të cilat janë gjobitur me maksimumin ligjor.
Rama ka shkruar në Facebook se duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.
“Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar ai.