Mbetjet e një breshke 11 milionë-vjeçare janë zbuluar në një gurore argjili në Gjermaninë Veriore, tha sot drejtori i gërmimeve, Gerhard Hoepfner.
”Kockat e breshkës dy metra të gjatë, u zbuluan në Gross Pampau, një qytet që ndodhet në veri të Hamburgut”, tha Hoepfner, ndërsa prezantoi gjetjet.
Mbetjet do të ekspozohen në muzeun e historisë natyrore të Luebeck.
Përveç mbetjeve të breshkës, ekipi zbuloi gjithashtu korale, kafkën e një delfini dhe eshtrat fosile të një pulëbardhe.
”Ata u gjetën midis 8 dhe 20 metra nën sipërfaqen e tokës dhe përshkruanin tërë biodiversitetin e Detit të Veriut në kohën kur breshka ishte gjallë”, tha Hoepfner.
Zbulimi i mbetjeve të breshkave është jashtëzakonisht i rrallë.