Ghetto Geasy dhe Majk publikojnë një pjesë të shkurtër të klipit nga bashkëpunimi i ri “Ani Nasht”

0
Ghetto Geasy dhe Majk publikojnë një pjesë të shkurtër të klipit nga bashkëpunimi i ri “Ani Nasht”
Gjigandi

Dyshja e njohur e reperëve, Ghetto Geasy dhe Majk po vijnë me një bashkëpunim të radhës.

Prej ditësh ata kanë paralajmëruar një këngë të re, ndërsa tashmë kanë zbuluar edhe detaje të reja nga kënga e tyre më e re.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) të dy reperët publikuan në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi i ri.

Dyshja e famshme kanë zbuluar se kënga mban titullin “Ani nasht” dhe publikohet të premten (22 prill) në ora 18:00.

“Geasy x Majk – Ani nasht. 22.04.2022, e premte, ora 18:00”, ka qenë mbishkrimi që të dy kanë bërë sipër postimit.

RonaTyra

Kujtojmë që të dy njihen për bashkëpunime të shumta, shumica e të cilave janë kthyer në hite.

Projekti i fundit i përbashkët i tyre është “Mëkati jem” që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këtë herë të dy artistët, por me siguri fansat e tyre po e presin me padurim. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu