Gazetari nxjerr emrin e politikanit të dytë shqiptar pas Berishës që do të fundoset nga SHBA

0
Gazetari nxjerr emrin e politikanit të dytë shqiptar pas Berishës që do të fundoset nga SHBA
Gjigandi

Gazetari Adriatik Doçi, foli mbi ngjarjet e fundit të politikës.

Doçi diskutoi disa nga faktet kryesore se pse presidenti Ilir Meta , do të jetë personazhi i radhës politik, i cili do të shpallet non grata nga SHBA-të.

“Gazetarët flasin edhe në bazë të disa mesazheve dhe indicieve. Ne kemi disa indicie që Ilir Meta mund të jetë politikani i dytë shqiptar, pas Sali Berishës, që mund të kualifikohet për përfshirjen në listën e zezë të SHBA-ve . Por cilat janë këto indicie? Në vendimin e datës 19 maj të departamentit të shtetit amerikan për shpalljen non grata të Sali Berisha, cilësohet se Berisha i ka ushtruar shantazh sistemit të drejtësisë, nuk e ka lënë të veprojë sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij të përfshirë në shfrytëzimin e pasurive publike për pasurim familjar.

Tani pyetja bëhet : Kush janë aleatët e Sali Berishës? Sali Berisha aleat kryesor ka patur dhe ka Ilir Metën, në bashkëqeverisje. Ka aleat dhe Fatmir Mediun, por nuk është se sështë akuzuar shumë për pasuri përrallore dhe afera korruptive duke përjashtuar Gërdecin, që ishte një aferë e familjes Berisha në fakt”,

shprehet Doçi i ftuar në emisionin Java.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu