Kur Dallëndyshe Bici u emërua si Kryeinspektore e IKMT, gjeti në detyrë si drejtore drejtorie në degën e IKMT në Tiranë, motrën e saj znj. Elona Gogo. Pra motrat Dallëndyshe Bici dhe Elona Gogo, gjatë kohës që kanë bashkëdrejtuar IKMT kanë favorizuar njëra tjetrën. IKMT i Dallëndyshe Bicit si organ epror i IMT Tiranë, nuk ka ushtruar asnjë lloj kontrolli ndaj insitucionit që drejtohej nga Elona Gogo e motra e drejtorëshës së përgjithshme. Gjithashtu motrat drejtoresha kanë bashkëpunuar në shumë raste për mosprishje objektesh. Për këto dhe shumë shkelje të tjera, kanë përfunduar në prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës së bashku me shumë funksionarë të IKMT dhe IMT, të cilët kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Më 25 tetor, sipas dokumentit Dallëndyshe Bici është thërritur shkresërisht në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurës
Dokumenti i dt 25.10
Kthim përgjigja e Dallëndyshes
Dokumenti
Shkon apo nuk shkon në Prokurori me vullnetin e saj, Dallëndyshe Bici dhe Elona Gogo nuk fshehin dot faktin se viti 2020 ishte vit i artë, ku motrat bashkë me tarafin e tyre, favorizuan njëra tjetrën duke shpërdoruar detyrën. Elona Gogo, e motra e Dallëndyshe Bicit aktualisht është duke u gjykuar edhe në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion së bashku me Sonila Qaton, me akuzën për shpërdorim detyre në ARRSH. Dosje që mbrohet në Gjykatë nga vetë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani./ekskluzive