Galatasaray ndërpren stërvitjet

0
Gjigandi

Klubi i madh i Superligës së Turqisë në futboll, Galatasaray, ka njoftuar të premten se një anëtar i stafit është testuar pozitiv për koronavirus.

Lojtarët, trajneri Fatih Terim, ndihmësit e tij dhe pjesëtarët tjerë të stafit janë testuar të enjten.

Pas rastit pozitiv, Galatasaray ka vendosur të ndërpres stërvitjet për gjashtë ditë.

Në mars, legjenda Fatih Terim kishte rezultat pozitiv në testin për koronavirus.

Pasi iu nënshtrua tretmanit në spital, Terim muajin e kaluar mori rezultate negative nga testimi.

RonaTyra

Në ditët e fundit në disa skuadra turke ka pasur të prekur nga COVID – 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu