Furtunë në komisariatin e Korçës, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit dhe i krimeve

0
Furtunë në komisariatin e Korçës, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit dhe i krimeve
Gjigandi

Agjencia e mbikëqyrjes policore ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit Bujar Laze si dhe shefin e krimeve Q.H në drejtorinë e policisë së Korçës.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, me mosveprim dhe në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht shtetasin S. G., shtetas ky i kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga fillimi i muajit Shkurt nga kjo agjenci janë bërë në prokurori 10 referime për 19 punonjës të Policisë së Shtetit, për një efektiv të Gardës së Republikës, si dhe për 14 qytetar për vepra të ndryshme penale.

Struktura e njohur si ish-SHÇBA përgjatë 28 ditëve të muajit shkurt ka trajtuar 208n kwrkesa të ardhura nga qytetarët.

Më shumë ankesa qytetaret kanë për struktura e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 89 të tillë, ku më pas vijon me Policia Rrugore me 64 ankesa, 43 të tjera për Hetimin e Krimit, 3 ankesa për strukturën e Burimeve Njerëzore, 8 për Kufirin dhe Migracionit, e ashtu më 1 ankesë për strukturën e Gardës së Republikës.

RonaTyra

Ankesat në Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore

89 për Policinë e Rendit

64 për Policisë Rrugore

43 për Hetimin ndaj Krimit

3 për Burimet Njerëzore

8 për Kufirin dhe Migracionin

1 për Gardën e Republikës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu