Fundjava kuqezi / 5 gola dhe 3 asiste, legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë

0
Fundjava kuqezi / 5 gola dhe 3 asiste, legjionarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë
Gjigandi

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezinj vijojnë të japin më të mirën e tyre, duke qenë kështu gati edhe për sfidat e para me kombëtaren në Ligën e Kombeve, që do të nisin në muajin qershor.

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në tri kampionate kryesore europiane, atë italian, spanjoll dhe turk, ku katër futbollistë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse. Ishte Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar i kombëtares që luan në radhët e Empolit, ai që hapi serinë e golave me vulë shqiptare.

Djaloshi kuqezi realizoi gol në sfidën ndaj Interit, ku pas një topi të gjatë nga mesfusha, arriti ta kontrollonte mjaft mirë në zonë, duke e dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i parë për Kristjan Asllanin, i cili la gjurmë në një stadium të madh dhe historik si “San Siro”.

Këtë fundjavë e bëri “sefte” edhe Myrto Uzuni në kampionatin spanjoll. Sulmuesi shqiptar, i cili kaloi tek ekipi i Granadës në muajin janar, u zbllokua për herë të parë ditën e shtunë, në sfidën ndaj Mallorca. Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në lojë në minutën e 62-të, ndërsa 16 minuta më vonë arriti të realizojë golin e tij të parë me fanellën e Granadës dhe në kampionatin spanjoll.

Përveç Asllanit, një tjetër lojtar kuqezi arriti të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon me skuadrën e tij në kampionatin italian. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, mbrojtësin shqiptar i cili aktivizohet me Atalantën . Në sfidën e djeshme ndaj Spezia, Gjimshiti përfitoi nga një asist i Demiral, teksa pas një gjuajtje me kokë topi përfundoi në rrjetë. Një ndeshje mjaft e mirë kjo për futbollistin shqiptar, i cili u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.

RonaTyra

Nuk përfundon me kaq fundjava kuqezi, teksa edhe Bekim Balaj ka shënuar dy gola shumë me vlerë, që i dhanë trepikëshin skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunsporit në Turqi. Në golin e parë ishte Odise Roshi, ai që e ndihmoi shokun e skuadrës të realizonte, pas një krosimi nga e majta, që u shfrytëzua mjaft mirë nga sulmuesi shqiptar.

Edhe Enis Çokaj në Kroaci ka qenë protagonist me 2 asiste në barazimin 3-3 që skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit arriti në trasfertë ndaj Goricës. Edhe gardiani kuqezi i kombëtares, Etrit Berisha ka marrë duartrokitjet e tifozëve të tij, teksa arriti të bllokojë një penallti të Lorenzo Insigne në minutën e 61-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu