Fundi i një epoke 27-vjeçare, që nga kjo datë nuk do të ketë më “Internet explorer”

0
Gjigandi

Ky muaj shënon fundin e një epoke pasi Microsoft vazhdon me planet për të hequr gradualisht Internet Explorer.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për shfletuesin, i cili pasi u lançua në 1995, ishte shfletuesi më i përdorur i internetit, duke arritur kulmin e tij në 2003 me rreth 95% të përdorimit.

Megjithatë, me rritjen e shërbimeve konkurruese si Safari i Apple dhe Chrome i Google, gjiganti i teknologjisë është “larguar” ngadalë duke hequr dorë nga shërbimi i tij klasik duke e zëvendësuar atë me Microsoft Edge, që thuhet se përmban siguri, privatësi dhe shpejtësi të përmirësuar.

Si i tillë, nga e mërkura, 15 qershor, Internet Explorer 11 – versioni i fundit kryesor i shfletuesit – nuk do të mbështetet më për pajisjet që operojnë në Windows 10 20H2 e më vonë.

Duke folur rreth kësaj vitin e kaluar, menaxheri i programit të Microsoft Edge Sean Lyndersay tha se “e ardhmja e Internet Explorer në Windows 10 është në Microsoft Edge”./Telegrafi

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu