Frikë për futbollistin e njohur 39-vjeçar, operohet në zemër: Kisha katër vena të bllokuara

0
Frikë për futbollistin e njohur 39-vjeçar, operohet në zemër: Kisha katër vena të bllokuara
Gjigandi

Frikë e madhe për ish-mbrojtësin e Milanit, Alex. Braziliani, i cili i “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2016, menjëherë pas eksperiencës në kampionatin italian me kuqezinjtë, iu nënshtrua një operacioni delikat në zemër.

Zbulimi i katër arterieve të bllokuara detyroi mjekët të implantojnë një ‘bypass’ kardiak. Për t’i qetësuar të gjithë, 39-vjeçari më pas ka dërguar një mesazh përmes kanaleve zyrtare të Santos-it: “Jam këtu për të thënë se nuk kam pasur atak në zemër.

Kam hasur në një problem disa ditë më parë dhe mjekët vendosën të bëja një operacion koronar ‘bypass’. I kisha të bllokuara katër arterie. Sapo dola nga reanimacioni, por do të jem në spital edhe për gjashtë ditë të tjera”.

Kujtojmë se Alex ka pasur një karrierë mbresëlënëse futbollistike, duke veshur fanella të tilla të rënda si ato të Chelsea, PSV Eindhoven, Paris Saint-Germain dhe Milan në Europë.

Nosso ídolo mandou um recado para tranquilizar a Nação Santista! Estamos todos com você e torcendo pela sua rápida recuperação, Alex! 🤍🖤 pic.twitter.com/7RZpdyBFpb

RonaTyra

– Santos FC (@SantosFC) June 3, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu