Një fabrike kineze fishekzjarrësh është shndërruar në rrënoja, pas një serie shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar.
Pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez, tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër, në qytetin e vogël Guanghan. Autoritetet lokale njoftuan se gjashtë persona u plagosën në incident, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk raportohet për viktima. Versioni zyrtar i ngjarjes, thuhet se shpërthimi ndodhi rreth orës 21:10 dhe u shkaktua nga një shkëndijë zjarri.
Burimi: top-channel.tv