FOTO/ Gjykata i jep të drejtë Kryebashkiakut Veliaj për FSHF-në, rrjeti shpërthen nga memet

0
Gjigandi

Drejtësia ka folur sot dhe ka thënë fjalën e saj në lidhje me pengmarrjen që FSHF-së i është bërë nga Presidenti aktual Armando Duka, i cili e ka kthyer ne pronë të tijë këtë institucion, më të lartin e futbollit shqiptar.

Por pasi fitoi betejën përballë kreut të FSHF-së, Armand Duka, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur vendimin e drejtësisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se, beteja u fitua për Tiranën.

Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erion Veliajt, duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.

Gjykata e Tiranës rrëzoi vendimet dhe pretendimet e FSHF-ës duke regjistruar Eduard Prodanin, i cili kandidoi për postin e kryetarit.

RonaTyra

Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Tiranës tregon qartë se FSHF ka manipuluar këtë proces, jo vetëm në Tiranë, duke bërë që në Asamblenë e 2 marsit të shkojnë përfaqësues jo ligjor.

Ja reagimi i plotë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj:

“Betejen per Tiranen e fituam! Ju falenderoj te gjitheve nga zemra qe besuat e mbeshtetet kauzen e pastrimit te llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojme! Por duhet qe secili te beje betejen e vete ne cdo qytet, te pastrohet sporti nga bandat!”

  • foto galeri

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu