Shpërthimi i pandemisë u shoqërua me shfaqjen kudo të masave mbrojtëse, ku disa qytetarë në të gjithë botën tërhoqën vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.
Vëmendjen mediatike e ka rrëmbyer së fundmi ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block. Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj, gjë që ka ngjallur reagim të qytetarëve.
Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.
Një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi, por në vend numri total i infeksioneve është më shumë se 63 mijë për një total viktimash prej 9792.
Burimi: top-channel.tv