Arrihet dakordësia, PE voton për shkarkimin e zv.presidentes Eva Kaili

0
Gjigandi

Parlamenti Evropian do të largojë Eva Kailin, nga roli i saj si zëvendëspresidente, pasi ajo u akuzua se ka marrë ryfshet nga Katari për të ndikuar në vendimmarrje.

Udhëheqësit e grupeve politike të Parlamentit Evropian vendosën njëzëri që Eva Kailit t’i hiqej roli i saj.

“Konferenca e Presidentëve vendosi sot unanimisht t’i propozojë Parlamentit Europian përfundimin e parakohshëm të kompetencave të Eva Kailit”, bëri të ditur presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Sot do të votohet në seancë plenare.

Sipas rregullores, nevojitet një shumicë prej dy të tretave të votuesve, që është edhe shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian.

RonaTyra

Greqia ngriu të hënën pasuritë, Eva Kailit, një nga 14 nënkryetaret e PE. Ajo është arrestuar së bashku me 3 persona të tjerë, përfshirë bashkëshortin dhe babain e saj, si edhe ish-eurodeputetin Antonio Panzeri.

Eurodeputetja greke, Eva Kaili ka deklaruar se është e pafajshme dhe “nuk ka marrë ryshfet nga Katari”, tha avokati i saj.

Prokurorët belgë kontrolluan 19 shtëpi dhe zyra të parlamentit nga e premtja deri të hënën, duke sekuestruar kompjuterë, telefona celularë dhe qindra mijëra euro.

Ata janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”

Të hënën, ndërsa ligjvënësit e BE-së u mblodhën në Strasburg, presidentja e dhomës Roberta Metsola tha se ajo po fillonte një procedurë për t’i dhënë fund rolit të Kailit si zëvendëspresidente.

Prokurorët belgë thanë se kishin dyshuar për më shumë se katër muaj se një shtet i Gjirit po përpiqej të blinte ndikim në Bruksel.

Parlamenti Evropian do të votonte këtë javë për një propozim për të zgjatur udhëtimin pa viza në BE për Kuvajtin, Katarin, Omanin dhe Ekuadorin, por tani kjo është anuluar.

Hetimi vjen ndërsa Katari, mikpritësi i Kupës së Botës është në qendër të vëmendjes globale, mes kritikave për të drejtat e njeriut, përfshirë trajtimin ndaj punëtorëve migrantë.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian më 21 nëntor, në fillimin e turneut njëmujor të futbollit, Kaili sulmoi kundërshtarët e Katarit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu