Një ekip inxhinierësh dhe arkitektësh gjermanë kanë publikuar projektin për ndërtimin e një jahti gjigant, me një vlerë prej 500 miliardë eurosh. Mjeti lundrues, do të ketë në përbërje të saj një kinema të hapur, pishinë prej 5300 metrash katrorë, restorant të përshtatshëm për 100 persona, spital, si edhe një hapësirë helikopteri. Pritet që ky jaht të ketë një ekuipazh prej 75 personash, ku përfshihen kuzhinierë, teknikë kinemaje etj.
“Ne e vlerësojmë koston rreth 500 miliardë euro, por nëse ne do të vendosim në të orendi ultra moderne, kosto natyrisht do të jetë më e madhe. Ky besoj do të jetë jahti më i madh i krijuar ndonjëherë”, u shpreh një nga arkitektët.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Burimi: top-channel.tv