Një nënë në SHBA, ka rrëfyer të gjithë dhimbjen që ka përjetuar, kur djali i saj 5 vjeçar u sulmua nga dy qen “rottweilers”.
Por të vështirë të gjithë këtë histori për nënën, e bënin reagimet e njerëzve, të cilët e quanin fëmijën një përbindësh. Vogëlushi i quajtur Ryder Wells, u sulmua nga dy qen kur ishte gati 2 vjeç dhe si pasojë mbeti i shpërfytyruar. Për të rikthyer pamjen e mëparshme, i duhej t’i nënshtrohej 50 operacioneve. Sipas nënës, djali u shpërfytyrua në anën e majtë të fytyrës.
“Ishte shumë e rëndë të shikoje djalin në atë gjendje. Më e trishtueshme ishin reagimet e njerëzve, të cilët e quanin vogëlushin si përbindësh. Shkonim në park dhe prindërit e fëmijëve të tjerë e largonin nga djali, e diferenconin dhe e linin vetëm”, u shpreh nëna Brittany, nëna e djalit.
Ndër të tjera ajo ka kujtuar momentin kur dy qentë sulmuan të birin:
“Po hanim mëngjes dhe Ryder ishte duke luajtur me lodrat e tij në dysheme. Papritur ai u largua nga aty, por nuk u shqetësuam se një veprim të tillë e bënte shpesh. Vetëm kur pak çaste më pas dëgjojmë të qarat e tij, shkojmë me vrap tek ai, ku ç’të shikonim, thuajse e gjithë fytyra ishte e shpërfytyruar”.
Kur kanë kaluar pak vite nga sulmi tragjik, fëmija është përmirësuar, por megjithatë do t’i duhet të ndjej dhimbje kur të ushqehet dhe do të ketë disa probleme me frymëmarrjen, zbuloi nëna e tij.
Burimi: top-channel.tv