Kjo video është postuar direkt në profilin e Red Bull France në Instagram. Kujdes, sepse kjo video mund të mos jetë e përshtatshme për njerëzit me zemër të dobët! Sportisti dhe akrobati i Red Bull, Tom Pages e ngau motoçikletën e tij në 135 metra lartësi, duke bërë dy salto në shalë dhe u ul me parashutë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ylli francez 36-vjeçar i motocros-it në stilin e lirë e kreu këtë ushtrim të çmendur dhe shumë të guximshëm në Avoriaz, një qytet i vendosur në alpet franceze. Pages u hodh nga një trampolinë e madhe e ndërtuar nga Red Bull mbi një shkëmb, hipur në bordin e “Honda FMX”.
Pas numrit shumë të rrezikshëm, ai aktivizoi dy parashuta, përkatësisht për vete dhe për motoçikletën, të cilat mundësuan përfundimin e aventurës së frikshme pa rrezik. Kërcimi e çoi atë në një lartësi prej 179 metrash nga pika e uljes.
Në profilin e Red Bull France në Instagram është e mundur të admirosh momentin spektakolar nga këndvështrime të ndryshme, që korrespondojnë me kamerën e jashtme, të helmetës së pilotit dhe nga një dron special. Shfaqja u mbyll me një “uoooooh” çliruese nga ana e Pages, i kënaqur dhe plot adrenalinë nga kërcimi i sapo bërë.