Liverpool ka mundësinë ta marr Rashicën me gjysmë çmimi

0
Gjigandi

Liverpool ka një kohë që po interesohet për yllin Milot Rashica.

Madje tani zërat veç shkojnë e shtohen për një transferimit tek “Reds”.

Sipas prestigjiozes “Bild”, kampionët në fuqi të Evropës kanë mundësi që ta marrin me gjysmë çmimi futbollistin e përfaqësueses që luan me Werder Bremen.

Nëse ekipi bie nga kategoria në qershor, çmimi i Rashicës do të bjerë në 15 milionë euro, nga 38 milionë euro që është tani.

Werder Bremen renditet në vendin e 17, 4 pikë larg vendit të 16-të që do të thotë “play off” për qëndrimin në kategori.

RonaTyra

Por, drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann, nuk është i alarmuar nga situata: “Nuk besoj se do të ndodhë gjë tani shpejt. E dimë që ka shumë klube të interesuara për Rashicën, por nuk ka oferta deri tani. Jemi shumë të qetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu